Saturday, August 8, 2026
HomeLajmeKosovëDitë e nxehtë në Kosovë

Ditë e nxehtë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi do të mbizotërohet nga mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 33 deri në 37 gradë Celsius.

IHMK njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Në disa zona mund të paraqiten vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje shiu. Sipas institutit, temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren shumëvjeçare, por konsiderohen normale për stinën e verës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram