Friday, August 7, 2026
HomeEkonomiDogana parandalon një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave

Dogana parandalon një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Prush.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës, një automjet është përzgjedhur për kontroll të detajuar doganor. Fillimisht, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrollit të realizuar nga zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë zbuluar 504 copë Barium Sulfate (Bariumsulfate) të padeklaruara, të fshehura në bagazhin e automjetit.

Autoritetet kanë konstatuar se personi ka tentuar t’i fusë mallrat në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa i paraqitur për kontroll dhe pa përmbushur detyrimet ligjore të deklarimit, duke kryer kundërvajtje doganore në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247.

“Mallrat janë ndaluar dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj rastit do të zhvillohen procedurat e mëtejshme administrative dhe kundërvajtëse, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë joformale, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg. Institucioni njofton se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit, do të vazhdojë të ndërmarrë masa të vendosura për parandalimin dhe goditjen e çdo forme të veprimtarisë së kundërligjshme në pikat kufitare dhe në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram