Saturday, August 8, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i nxehtë, shi të dobët vetëm në zonat malore...

Moti në Shqipëri i nxehtë, shi të dobët vetëm në zonat malore të veriut

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore kryesisht në veri të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Vranësirat në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në veri pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër22/39Diell re shi
Kukës18/36Diell re shi
Lezhë20/37Diell re shi
Dibër18/35Diell pak re
Durrës21/37Diell
Tiranë24/38Diell pak re
Elbasan24/39Diell re shi
Berat20/39Diell pak re
Vlorë22/36Diell
Korçë18/33Diell pak re
Gjirokastër18/40Diell pak re
Sarandë22/35Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram