Sunday, August 9, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia gjen veshje dhe pajisje ushtarake në një pusetë në Mitrovicë të...

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake në një pusetë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një pusetë në Mitrovicë të Veriut.

Sipas Policisë, më 7 gusht 2026, rreth orës 13:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit dhe kryerjes së detyrave të rregullta në rrugën “Zoran Gjingjiq”, kanë vërejtur një pusetë të kanalizimit të hapur.

Gjatë kontrollit të pusetës është vërejtur një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime te zyrtarët policorë.

Pas nxjerrjes së saj janë gjetur pesë kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër, dy gjoksore ushtarake, secila me nga tri vende për municion, një rrip ushtarak, katër çanta mbajtëse që vendosen në rrip për karikatorë, një çantë mbajtëse për radio-lidhje, dy çanta ushtarake për municion dhe një palë doreza.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast.

Pajisjet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave dhe identifikimit të personave të përfshirë. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram