Friday, August 7, 2026
HomeLajmeBotëIdentifikohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Identifikohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Janë identifikuar mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar, gjatë procesit të gërmimeve në Zubin Potok.

Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, përmes një komunikate të përbashkët për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njofton se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave.

Para tri ditësh, institucionet njoftuan se deri më tani janë arrestuar tre persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram