Sunday, August 9, 2026
HomeLajmeKosovëAksident me fatalitet në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident me fatalitet në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Shkupi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Ai ka bërë të ditur se Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram