Saturday, August 8, 2026
HomeLajmeKosovëAmbasada britanike: Politikanët të punojnë së bashku për ta zgjidhur situatën

Ambasada britanike: Politikanët të punojnë së bashku për ta zgjidhur situatën

Ambasada britanike në Prishtinë u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që të punojnë urgjentisht së bashku për zgjidhjen e situatës në Kuvend, përmes dialogut paqësor dhe negociatave, duke theksuar se përgjegjësia për funksionimin e parlamentit u takon atyre dhe jo sistemit.

Në reagimin e saj, Ambasada britanike ka theksuar rëndësinë e Kuvendit për funksionimin e demokracisë.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara”, thuhet në reagim.

Ambasada ka theksuar se Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit.

“Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj”, thuhet më tej.

Sipas Ambasadës britanike, politikanët tani duhet të punojnë së bashku për ta zgjidhur situatën.

“Ata tani duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut paqësor dhe negociatave, për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe të partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në postim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram