Kosova gjatë ditës së sotme, e shtunë, 8 gusht, do të ketë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira, pritet zhvillim i vranësirave konvektive. Ato mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1–9 m/s, ndërsa afër proceseve konvektive mund të ketë intensifikim të përkohshëm.
Sipas të dhënave për qytetet, temperaturat më të larta prej 34 gradë Celsius priten në Prizren, Gjakovë dhe Istog, ndërsa në Prishtinë maksimalja pritet të arrijë në 33 gradë.

