ATSH/Shërbimi Meteoroligjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe alternime vranësirash kryesisht mesatare në orët e mesditës dhe pasdite, përqendruar në veri, lindje, e jug të territorit, më të theksuara maleve.
Vranësirat në orët e mesditës deri pasdite pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, në këto zona, ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu dhe me mot të nxehtë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 23/40 Diell pak re
Kukës 17/36 Diell pak re
Lezhë 25/38 Diell pak re
Dibër 18/36 Diell pak re
Durrës 24/39 Diell pak re
Tiranë 25/40 Diell re
Elbasan 24/39 Diell re shi
Berat 20/40 Diell re
Vlorë 24/38 Diell re shi
Korçë 17/34 Diell re shi
Gjirokastër 18/37 Diell re shi
Sarandë 24/36 Diell re shi

