Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovëAksion në Mitrovicë për lirimin e pronës komunale

Aksion në Mitrovicë për lirimin e pronës komunale

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale.

Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Inspekcionit, janë ndërmarrë dy aksione në lokacione të ndryshme të qytetit.

Në Magjistralen e Adriatikut janë larguar reklamat e vendosura në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në rrugën “Ahmet Selaci” është liruar prona komunale e cila ishte e uzurpuar.

Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë me dije se aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram