Tuesday, August 11, 2026
HomeLajme"Festa tradicionale e qytetit në Laç, një natë e bardhë për mërgimtarët"

“Festa tradicionale e qytetit në Laç, një natë e bardhë për mërgimtarët”

Imer Hysa

Si rrallë herë në këto ditë të nxehta vere Sheshi “Gjin Pjetri” i qytetit të Laçit këtë mbrëmje u mbush me spektatorë të shumtë kurbinas, të ardhur nga emigracioni si dhe nga rrethet fqinjë për të ndjekur koncertin festiv “Festa e Qytetit”.

Kjo festë e kthyer në traditë tashmë përkon me kthimin e mërgimtarëvë kurbinas për të kaluar disa ditë pushime pranë familjeve, miqve e të dashurve dhe u dedikohet pikërisht atyre, pasi Këshilli i Bashkisë Kurbin e ka miratuar 10 Gushtin si Ditën Respektit dhe Mirënjohjes së Mergimtarëve.

Stafi organizator për ti dhënë larmi kësaj feste e ka harmonizuar më këngë e valle jo vetëm nga Ansambli Folklorik “Gurra e Kurbinit” me udhëheqës artistik Altin Toma dhe drejtues artistik Lad Cara, por edhe nga Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore” të Shqipërisë.

Artdashësit Kurbinas sonte në mbremje shijuan atmosferën e ngrohtë që dhuruan zërat brilantë të këngëtarëve Kurbinas Kurt Lika, Mide Aliu, Halil Alijaj etj, të instrumentistëve virtuozë kurbinas Altin Toma dhe Lionel Gjoka si dhe të këngëtarëve të mirënjohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe këngëtarët e mirënjohur Ervin Bushati, Jozi dhe Fatima Ymeri.

Në fjalën e saj përshëndetëse zonja Majlinda Cara u shpreh se “Kjo festë e radhës është vazhdimësi e traditës së festimit të përvitshëm në nderim të emigrantëve kurbinas kudo nëpër botë”.

Aktiviteti festiv vazhdoi gjer në orët e vona të natës, duke ju dhuruar të pranishmëve të shumtë kënaqësinë e një nate të bardhë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram