Një person është identifikuar dhe i është konfiskuar një armë zjarri, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 10 gusht, rreth orës 21:00. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin A.N., 33-vjeçar.
Gjatë intervenimit, Policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, së bashku me dy fishekë.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të përmbahen nga përdorimi dhe gjuajtja me armë zjarri gjatë festave dhe ahengjeve familjare.
“Gjuajtjet në ajër janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në apelin e Policisë.

