Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovë“Bashkatdhetarët në Kuvend”, sot mbahet dita e tretë e aktivitetit

“Bashkatdhetarët në Kuvend”, sot mbahet dita e tretë e aktivitetit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot mbahet dita e tretë e aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u kushtohet bashkatdhetarëve që gjatë periudhës së verës qëndrojnë në Kosovë.

Aktiviteti organizohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe synon të afrojë mërgatën me institucionet e vendit, duke krijuar mundësi për informim, bashkëbisedim dhe njohje më të drejtpërdrejtë me punën e Kuvendit.

Në kuadër të ditës së tretë, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë ambientet e Kuvendit dhe të njihen më nga afër me funksionimin dhe rolin e këtij institucioni.

Aktiviteti zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram