ATSH/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 23/40 | Diell |
| Kukës | 17/38 | Diell re |
| Lezhë | 22/40 | Diell |
| Dibër | 18/38 | Diell |
| Durrës | 23/39 | Diell |
| Tiranë | 25/40 | Diell |
| Elbasan | 23/40 | Diell pak re |
| Berat | 21/41 | Diell |
| Vlorë | 24/38 | Diell |
| Korçë | 19/35 | Diell |
| Gjirokastër | 19/41 | Diell pak re |
| Sarandë | 25/37 | Diell |

