Thursday, August 13, 2026
HomeLajmeKosovëMoti i nxehtë në Kosovë

Moti i nxehtë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të sjellin reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.

Gjatë zhvillimit të stuhive, era mund të forcohet përkohësisht dhe të ndryshojë drejtimin.

IHMK thekson se, ndonëse pjesa më e madhe e ditës pritet të jetë e qëndrueshme dhe me diell, zhvillimi i vranësirave gjatë orëve të ditës mund të krijojë kushte për reshje të shkurtra dhe dukuri atmosferike të shoqëruara me bubullima.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë paraqitjes së stuhive, veçanërisht në zonat ku mund të ketë përforcim të menjëhershëm të erës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram