/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, vranësira mesatare pas hera- herës deri të dendura përgjatë
relieveve malore në orët e mesditës e pasdite në lindje e juglindje.
Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës e pasdite vonë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


