Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Dëshirojmë të merremi vesh për një president konsensual

Kurti: Dëshirojmë të merremi vesh për një president konsensual

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare.

Kurti tha se për këtë çështje dëshiron të arrihet një marrëveshje me partitë e tjera politike, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja.

“Ju e keni parasysh qëndrimi i LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual, me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull. Të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare e qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri”, ka thënë Kurti.

Ai pohoi se synimi është që përmes një marrëveshjeje për presidentin të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja. Shtoi se janë të gatshëm për bisedime shteruese për të gjetur emrat konsensualë për president. 

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, formimi i Qeverisë nuk janë sfida. Sfidë është zgjedhja e presidentit. Prandaj duhet të merremi vesh. Jemi të gatshëm të bëjmë diskutime shteruese për emrat që mund t’ia japim nënshkrimet dhe të kandidojnë. Dikush që është jashtë skenës aktuale politike, jashtë polemikave ditore partiake dhe që është figurë unifikuese”, deklaroi ai. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram