Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria Speciale: Sali punonte sipas urdhrave dhe udhëzimeve të BIA-s

Prokuroria Speciale: Sali punonte sipas urdhrave dhe udhëzimeve të BIA-s

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim për Fehmi Salin, i dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.

RTK ka parë kërkesën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se ekziston dyshimi i bazuar. “Sepse, nga një datë e pacaktuar e deri me arrestimin e tij, më 13.08.2026, në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Serbisë, i pandehuri Fehmi Sali, me dashje dhe me qëllim të përfitimit material, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA, ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën ‘Zheljko’, në atë mënyrë që i njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione”, thuhet në kërkesë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram