Saturday, August 15, 2026
HomepafilterSveçla: Nga 17 gushti, vendimet për shtetësi merren në lokacionin e ri

Sveçla: Nga 17 gushti, vendimet për shtetësi merren në lokacionin e ri

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga e hëna, 17 gusht, qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, rifitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.

“Me qëllim që qytetarët të kenë kushte më të mira gjatë marrjes së shërbimeve, është shtuar edhe stafi mbështetës, me synim që të zvogëlohen radhët dhe koha e pritjes”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, rifitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.

“Shërbimet përkatëse mund të aplikohen edhe online përmes platformës e-Kosova, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të qasshëm për qytetarët”, ka shkruar Sveçla.

“Mbetemi të përkushtuar që qytetarëve tanë t’u ofrojmë shërbime sa më efikase, të shpejta dhe të qasshme”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram