Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë gjetur të premten mbetje eshtërore të tre individëve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.
Sipas ekspertit mjeko-ligjor, mbetjet janë me prejardhje njerëzore dhe paraqesin interes forenzik. Autoritetet dyshojnë se ato mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë, njofton policia
Sipas policisë, rasti është regjistruar nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile, ndërsa mbetjet pritet t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme forenzike për identifikimin dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.

