Çmimet e derivateve në Kosovë kanë pësuar sërish ndryshim. Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka përcaktuar çmimet maksimale që do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas vendimit të MINT-it, një litër naftë do të kushtojë maksimalisht 1.75 euro, duke shënuar rritje prej dy centësh krahasuar me një ditë më parë, kur çmimi ishte 1.73 euro.
Benzina është përcaktuar në 1.50 euro për litër, ndërsa gazi në 0.61 euro për litër.
Rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë ka ardhur në një periudhë kur tregjet ndërkombëtare të naftës janë ndikuar nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Çmimet e naftës në vend kishin arritur deri në 1.91 euro për litër, në kulmin e rritjeve të shkaktuara nga konflikti dhe pasiguria në tregjet energjetike.

