E diela në Kosovë do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth zonave malore, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, megjithatë gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33 gradë, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.
Në aspektin agrometeorologjik, sipas IHMK-së, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Megjithatë, temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujitje, veçanërisht te perimet, misri dhe pemët frutore.

