Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 25-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFEST, në Prizren.
Kurti ndau çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare, i cili këtë vit iu dha filmit “Në kërkim të poezisë”, me regji të regjisorit shqiptar Lorin Terezi.
Në fjalën e tij, Kurti tha se gjatë nëntë ditëve të festivalit, në shtatë kinema u shfaqën gjithsej 223 filma, ndërsa 114 prej tyre ishin në garë në tetë kategori të ndryshme.
Kryeministri në detyrë uroi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të 25-të të DokuFEST-it, duke vlerësuar rolin e festivalit në promovimin e kinematografisë dhe kulturës në Kosovë.

