Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të premten pasdite.
Rasti është raportuar më 14 gusht, rreth orës 16:00. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

