Sunday, August 16, 2026
HomeLajmeKosovëTë shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Sheshi i Arbrit”, ku policia ka pranuar raportimin për të shtëna me armë zjarri.

Njësitë policore, pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur një mashkull kosovar të plagosur me armë zjarri. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Policisë, lidhur me rastin janë të dyshuar dy meshkuj kosovarë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram