Agjencia shtetërore e lajmeve MTI raporton se në autobus kishte 57 pasagjerë dhe dy shoferë.Një autobus polak u përmbys në një autostradë në Hungarinë lindore gjatë natës, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur të paktën dhjetë të tjerë, raporton Reuters.
Kryeministri hungarez Peter Magyar njoftoi aksidentin në Facebook të dielën në mëngjes . Ai shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Autobusi ra në një hendek dhe u përmbys herët këtë mëngjes pranë Mezőkeresztes, në autostradën M3. Policia tha se automjeti po shkonte drejt qytetit të Nyíregyháza.Autobusi me regjistrim polak doli nga pjesa e drejtë e rrugës në një kanal dhe u përmbys. Informacionet paraprake tregojnë se shoferi ndoshta ka rënë në gjumë – shtoi policia.Shoferi i autobusit u arrestua, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital.
Agjencia shtetërore e lajmeve MTI raporton se në autobus kishte 57 pasagjerë dhe dy shoferë.

