Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti është me fatalitet.
“Një aksident me dy veturave ka ndodhur në Surkish të Podujevës, dy persona kanë humbur jetën”, njofton policia.
Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

