Tuesday, August 18, 2026
HomeLajmeKosovëPDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit më 18 gusht

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit më 18 gusht

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë për vazhdim seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në kërkesën e saj, PDK-ja kërkon që vazhdimi i seancës të mbahet nesër, më 18 gusht, në orën 11:00.

PDK-ja i ka rikujtuar Deharit se, sipas saj, ai ndodhet në këtë pozitë vetëm për të mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se roli i tij nuk është të vendosë politikisht se kur duhet të vazhdojë seanca.

“PDK ia rikujton z. Dehari se ai ndodhet në atë pozitë vetëm për ta mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, jo për të vendosur politikisht nëse dhe kur do të vazhdojë ajo”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

Sipas kësaj partie, roli i kryesuesit të përkohshëm është procedural dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

“Z. Dehari, thirreni seancën. Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend, jo për të pritur vullnetin politik të askujt”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK-ja ka bërë të ditur se nesër, në orën 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për përfundimin e procesit konstituiv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram