Tuesday, August 18, 2026
HomeKulturëKurti pret duon “Dina e Mel” nga Zara e Kroacisë

Kurti pret duon “Dina e Mel” nga Zara e Kroacisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim duon artistike etnomuzikore “Dina e Mel”, të përbërë nga arbëneshja Dina Bushiq nga Zara e Kroacisë dhe kitaristja Melita Ivkoviq.

Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar performancën e tyre në festivalin e kulturës shqiptare “Ditët e Shqiptarit”, i cili u mbajt në fillim të këtij muaji në Gjakovë, ku artistet sollën tingujt e vjetër të arbëneshëve të Zarës.

Sipas njoftimit, Kurti i ka falënderuar ato për kontributin në hulumtimin, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, muzikës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

Në takim është diskutuar edhe për aspekte të ndryshme të zhvillimit të kësaj trashëgimie, si dhe për lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Dina Bushiq do të mbajë sot, nga ora 19:00, ligjëratën me titull “300-vjetori i arbëneshëve të Zarës”.

Ndërkaq, të martën, nga ora 20:30, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Bushiq dhe Melita Ivkoviq do të mbajnë koncert solistik me këngë arbëneshe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram