Monday, August 17, 2026
HomeLajmeKosovëPunëtori i KEK-ut humb jetën pas aksidentit në Divizionin e Prodhimit të...

Punëtori i KEK-ut humb jetën pas aksidentit në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit

Një aksident i rëndë në vendin e punës, i ndodhur mbrëmë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka përfunduar me vdekjen e një punonjësi.

KEK-u ka njoftuar sot se punonjësi Haxhi (Selatin) Gojnovci ka ndërruar jetë pas aksidentit të ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e ekskavatorit.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës, ishte punonjës i Korporatës që nga 15 nëntori i vitit 1985. Ai ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Gojnovci ka punuar në KEK për më shumë se katër dekada dhe, sipas Korporatës, do të kujtohet për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe raportet e mira kolegiale.

KEK-u u ka shprehur ngushëllime familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram