Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka bërë të ditur se ka ofruar 320 shërbime emergjente për qytetarët gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas QKUK-së, 74 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 102 në Emergjencën Internistike, 52 në Emergjencën Kirurgjike dhe 56 në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkohë, në Sallën e Vogël janë trajtuar 16 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
“Në mesin e rasteve të trajtuara kanë qenë edhe 20 persona të lënduar në aksidente trafiku”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithashtu 38 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

