Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet 27-vjeçari në Brezovicë, konfiskohet mbi një kilogram marihuanë

Arrestohet 27-vjeçari në Brezovicë, konfiskohet mbi një kilogram marihuanë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi policia kishte pranuar informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Gjatë kontrollit të të dyshuarit, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale. Më pas, gjatë kontrollit edhe të një vile tjetër, është gjetur sasi tjetër e dyshuar marihuane.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon cellular”, thuhet në njoftim.

Rasti është marrë përsipër nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve.

 Po ashtu, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram