Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet 55-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

Arrestohet 55-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor dhe posedim të paautorizuar të armës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 21:30, në një fshat të Ferizajt, pasi policia kishte pranuar informatë për një rast të lëndimit trupor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personat e përfshirë. Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari, 55-vjeçar, është sekuestruar një armë zjarri, një pistoletë, së bashku me një karikator dhe tre fishekë.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare, 55-vjeçari ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes ka pësuar lëndime trupore edhe vajza e tyre.

Palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe janë intervistuar nga njësia e hetimeve.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit policorë po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram