Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas parashikimit, vranësira të pakta mund të shfaqen kryesisht në zonat malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

