Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë mbledhur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, një ditë pasi u kërkua vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit.
Edhe pse për sot nuk është thirrur seancë, deputetët e këtyre dy partive janë paraqitur në Kuvend rreth orës 11:00.
Në shenjë proteste, deputetët e PDK-së kanë vendosur para ulëseve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje disa letra me mesazhin: “Respektoni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin”.

