Sunday, August 23, 2026
HomeLajmeKosovë80 kg kanabis kapen në Portin e Durrësit, 3 shtetas të Kosovës...

80 kg kanabis kapen në Portin e Durrësit, 3 shtetas të Kosovës arrestohen

Një operacion antidrogë i koduar “Anchor” ka çuar në goditjen e një skeme të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe më tej drejt Kosovës.

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, autoritetet e Kufirit dhe Migracionit, Doganat dhe strukturat operacionale.

Gjatë operacionit, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 127 pako me rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC. Sipas autoriteteve, vlera e lëndës narkotike në treg përllogaritet në rreth 1 milion euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu 3 automjete, 5 telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro cash.

Nga hetimet dyshohet se droga sigurohej në Ontario të Kanadasë dhe transportohej drejt Shqipërisë e fshehur në një hapësirë të modifikuar të një automjeti të porositur për blerje në Kanada. Pas mbërritjes në Shqipëri, lënda narkotike dyshohet se shpërndahej në territorin shqiptar dhe më tej në Kosovë.

“Në vijim të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 3 shtetasve:T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç, dhe B. J., 40 vjeç, të tre shtetas kosovarë”, thuhet ne njoftim.

Të tre dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim H. C., lindur dhe banues në Kukës, dhe G. O., lindur në Kosovë dhe banues në Ontario, Kanada. Edhe këta dy persona dyshohen për trafikim të narkotikëve.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se personat e përfshirë kishin role të përcaktuara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e plotë të rolit të secilit prej tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram