Saturday, August 22, 2026
HomeLajmeKosovëRaporti i Ngjarjeve të Dhunës në Familje

Raporti i Ngjarjeve të Dhunës në Familje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Graqanicë, Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Vushtrri.

Rastet e raportuara:

Graqanicë 21.08.2026 – 00:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikime të alkoolit pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Graqanicë  21.08.2026 – 04:19. Është raportuar se djali ka shkaktua dhunë psikike ndaj babait.  I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Pejë  21.08.2026 – 13:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht dhe ngacmuar nga  partneri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore. Rasti nën hetime.

 Rahovec  21.08.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje me viktimën – bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit të palëve, me aktvendim  të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 21.08.2026 – 08:30. Janë arrestuar dy të dyshuar burrë e grua për shkak se pas një mosmarrëveshje verbale ndërmjet tyre kanë sulmua fizikisht njëri-tjetrin. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Vushtrri 20.08.2026 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se me forcë kishte tentuar të hyjë në banesën e viktimës femër kosovare (gruas së tij) me të cilën është në proces të ndarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram