Aleksandër Çipa
Themelkot” e pakicave në Shqipëri nuk janë thjesht individë me mistrecllëk të përcaktuar për përdorim politik.
Kësi individësh, në zonat e shkëlqyera ku jetojnë pakicat e vendeve fqinje me Shqipërinë, në momente të caktuara marrin budallakisht rolin e provokatorëve.
Të tillë si ky i Pustecit, apo në ndonjë fshat mendor ku dëshirojnë të legjitimohet pakicë pa hershmëri historike, nga fqinjët jugorë, janë zara të politikanëve nacionalistë, meskinë ndaj fqinjërisë natyrale, në qeverisje të përkohshme.
Rasti i pustecarit si provokator prej pakicari, ndaj himnit kombëtar shqiptar, në fakt përkon me një kohë dhe vakt tjetër shqiptar…
Nuk meriton të shpenzojmë retorikë ndaj një trafikanti dhe personi me histori hetimesh dhe gjykimesh në shtetin hibrid që mbajnë në ekzistencë shqiptarët, por që ky individ e quan Atdheun e tij amë.
Pakicari mjeran duhet ta mësojë se himni shqiptar është shenjë ndërgjegjeje dhe identiteti e një kombi që nuk e fiton dot urrejtjen edhe kur ka të bëjë me çibanë provincialë të një pakice që e mbajmë shoqërisht dhe politikisht si “ujët e paktë” në këtë vend.
Gjesti jot mjeran, bën më të vogël dhe më të rastësishëm kryeministrin e vendit që mbahet falë shqiptarëve. Por në kësi rastesh thuhet vargu i Migjenit:” Mjerimi s’don mëshirë, don vetëm të drejtë!”
Dhe ti me të drejtën si pakicar i paktë, takohesh kur përballesh qoftë edhe rastësisht me vitrina apo pasqyra. Kësaj here godite pa pasur mendje, kryeministrin e përkohshëm të republikës me emër të rikonstruktuar.

