Monday, August 24, 2026
HomeLajmeKosovëJoe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ua ka dorëzuar zyrtarisht dekretet e shtetësisë së Republikës së Kosovës dy personaliteteve amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.

Ceremonia është zhvilluar në Presidencë.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është një prej figurave që për dekada ka lobuar në Shtetet e Bashkuara për çështjen e Kosovës.

Në krah të tij, Shirley Cloyes DioGuardi është angazhuar në promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të çështjes së Kosovës në qarqet politike amerikane.

Përmes punës së tyre në Uashington, DioGuardit janë bërë pjesë e rëndësishme e historisë së lobimit shqiptaro-amerikan për Kosovën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram