Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Ferizaj një person të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Policisë, operacioni është realizuar rreth orës 21:00 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe Stacionin Policor në Ferizaj.

I arrestuari, me inicialet N.R., është shtetas i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut dhe kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pasi dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram