Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovëBajrami për vdekjen e Kryeziut: Do të kujtohet për urtësinë dhe përkushtimin

Bajrami për vdekjen e Kryeziut: Do të kujtohet për urtësinë dhe përkushtimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së Eqrem Kryeziut.

Bajrami ka shprehur pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Kryeziut, të cilin e ka cilësuar si intelektual, profesor universitar, veprimtar politik dhe koleg të çmuar në LDK.

Ajo ka vlerësuar kontributin e tij në jetën akademike, politike dhe shoqërore të Kosovës, veçanërisht në Prizren, qytet të cilit Kryeziu i shërbeu edhe si kryetar.Eqrem Kryeziu i dha shumë jetës akademike, politike e shoqërore të Kosovës, e në veçanti Prizrenit, të cilit i shërbeu edhe si kryetar. Do të kujtohet për kulturën, pastërtinë, urtësinë dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Deputetja u ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij në LDK.

“U prehsh në paqe, profesor!”, ka përfunduar Bajrami.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram