Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovëShaqir Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu

Shaqir Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kreut të kësaj komune, Eqrem Kryeziut.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se profesor Kryeziu la gjurmë të pashlyeshme në historinë e re si një nga themeluesit dhe figurat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në udhëheqjen e zhvillimin e qytetit të Prizrenit.

Siç tha Totaj, kontributi i të ndjerit në sferën akademike si profesor i letërsisë shqipe dhe në konsolidimin e institucioneve të Kosovës do të kujtohet gjithmonë me respekt të lartë.

“Në nderim të jetës dhe veprës së tij, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, sot në orën 14:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative. Ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Rri në paqe, Profesor!”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram