Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëIQMT aksion ndaj udhërrëfyesve turistikë pa licencë, paralajmërohen gjoba

IQMT aksion ndaj udhërrëfyesve turistikë pa licencë, paralajmërohen gjoba

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka zhvilluar kontrolle në Prizren, Prishtinë dhe Obiliq, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë pa licencë.

Sipas IQMT-së, gjatë inspektimeve janë evidentuar edhe raste të angazhimit të udhërrëfyesve jo-vendas nga kompani turistike të vendeve të rajonit, të cilët, kur veprojnë pa licencën e nevojshme, janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Institucioni ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj operatorëve turistikë dhe personave që ushtrojnë ose mundësojnë këtë veprimtari pa licencë.

Në bazë të Ligjit për Turizmin, ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik në kundërshtim me dispozitat ligjore përbën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë prej 3 mijë deri në 9 mijë euro.

IQMT u ka bërë thirrje kompanive turistike që të angazhojnë udhërrëfyes vendorë të licencuar, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të informacioneve të sakta dhe profesionale për historinë, trashëgiminë kulturore dhe vlerat turistike të Kosovës.

Inspektorati ka bërë të ditur se mbikëqyrja e kësaj veprimtarie do të vazhdojë dhe ndaj subjekteve që konstatohet se veprojnë në kundërshtim me ligjin do të ndërmerren masat përkatëse.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram