Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëICMP: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhdukur

ICMP: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhdukur

Edhe pas 27 vjetësh nga përfundimi i luftës, zbulimi i varrezave të reja dhe i mbetjeve mortore tregon se Kosova ende nuk e ka mbyllur një nga plagët më të rënda të saj. Rreth 1 mijë e 700 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur, ndërsa çdo informacion, çdo dokument apo dëshmi e pathënë mund të jetë çelësi për zbardhjen e fatit të tyre.

Përfaqësuesja e Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për Rajonin e Ballkanit Perendimor  Samira Krehiç, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se koha po punon kundër këtij procesi, pasi dëshmitarët po humbasin dhe informacionet po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u siguruar. Ajo bën thirrje që çështja e të zhdukurve të depolitizohet dhe të trajtohet si prioritet humanitar dhe i të drejtave të njeriut.

“Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet vetë procesi. Gjetja e personave të zhdukur dhe, mbi të gjitha, mbrojtja e të drejtave të familjeve të tyre, është një proces shumë kompleks që përfshin një numër të madh komponentësh dhe çështjesh të ndryshme – nga ato ligjore, institucionale, shkencore dhe financiare, deri te ato politike.Pra, sa herë që ndonjë nga këto elemente ndryshon, është e nevojshme që veprimi të përshtatet në të gjitha këto fusha, në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi i këtyre ndryshimeve në vetë procesin e gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të familjeve të tyre.Kalimi i kohës është gjithashtu një nga faktorët e rëndësishëm që nuk shkon në favorin tonë, sepse dëshmitarët vdesin, familjet shpërngulen, informacionet bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u mbledhur dhe për t’u konsoliduar nga burime të ndryshme, ndërsa interesi i përgjithshëm për çështjen e personave të zhdukur zbehet me kalimin e viteve.Natyrisht, procesin nuk e ndihmojnë as tensionet politike ndërmjet vendeve që kanë qenë të përfshira në konfliktet e armatosura. Edhe kjo e komplikon më tej procesin dhe dobëson bashkëpunimin, i cili është thelbësor për shkëmbimin e informacionit dhe gjetjen e këtyre varrezave.

Megjithatë, këto pengesa nuk e zvogëlojnë përgjegjësinë e autoriteteve dhe institucioneve vendore të përfshira në këtë proces për t’u dhënë familjeve përgjigje lidhur me zhdukjen e familjarëve të tyre dhe për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e informacionit, hetimin e varrezave të mundshme dhe vetë procesin e identifikimit.Prandaj, do të thosha se ky është një proces kompleks, që varet nga shumë faktorë, por kjo nuk e zvogëlon në asnjë mënyrë obligimin e përgjithshëm ndaj familjeve.Organizata ime, ICMP-ja, ofron ndihmë shkencore dhe profesionale për këtë proces, ndërsa përpjekjet tona që procesi të vazhdojë dhe të sigurohet ndërtimi i kapaciteteve vendore vazhdojnë.”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram