Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëPikat kufitare pa kolona të gjata, pritjet në Merdarë deri në 30...

Pikat kufitare pa kolona të gjata, pritjet në Merdarë deri në 30 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin e mjeteve në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 07:20 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë, me pritje minimale për kalim. Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete si në hyrje ashtu edhe në dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Disa përjashtime janë vërejtur në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 20 minuta, si dhe në pikën kufitare Merdarë, ku pritja në dalje arrin deri në 30 minuta.

Për sa i përket qarkullimit të kamionëve, të gjitha pikat kufitare raportojnë kohë të njëjta pritjeje prej 3-5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa ndonjë kolonë të raportuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram