Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu priti në takim lamtumirës shefen në detyrë të BE-së, Eva Palatova

Haxhiu priti në takim lamtumirës shefen në detyrë të BE-së, Eva Palatova

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, priti në takim lamtumirës Shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

“U.D. Presidentja Haxhiu e falënderoi znj. Palatova për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për proceset e rëndësishme të vendit”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së Presidencës së Kosovës.

Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të avancimit të mëtejmë të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

“Ajo i uroi znj. Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme”, vazhdon komunikata.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram