“Këtë medalje ia dedikoj gjithë Kosovës”, ka thënë Donjeta Sadiku, pasi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke theksuar se synimi i saj ishte më i madh se vetëm fitimi i një medalje.
“Urime Kosovë! Nuk jam e vetëkënaqur vetëm me të bronztën, kam ardhur që ta ngre flamurin e Kosovës sa më larg dhe që të dëgjohet himni”, ka thënë Sadiku në një prononcim për RTK.
Boksierja kosovare e ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë, pasi në finale është përballur me Kristina Kuluhovën, boksieren ruse që përfaqëson Serbinë.
Dueli nuk ka arritur të përfundojë, pasi Kuluhova është tërhequr për shkak të një lëndimi në raundin e dytë.

