Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëKurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Guérot

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Guérot

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Francës, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Kryeministri Kurti e falënderoi për shërbimin e tij dhe kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Francës është zhvilluar në vazhdimësi, ndërsa këtë vit bashkëpunimi ynë është konkretizuar edhe më tej. Takimi dhe dreka e punës me Presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elize në mars, e më pas vizita e ministrit të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në Kosovë në korrik, u konkretizuan me pesë marrëveshje dhe instrumente që avancojnë bashkëpunimin në drejtësi, arsim e frankofoni, si dhe partneritetin financiar dhe institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, tha kryeministri.

Ai theksoi se këto rezultate përbëjnë një bazë të rëndësishme për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ndërsa, shtoi se Franca është aleate dhe partnere e rëndësishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për rrugën tonë evropiane dhe integrimin euroatlantik mbetet me rëndësi të veçantë.

Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e ardhshme dhe mirëseardhje përherë në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram