Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeUGSh: Denoncojmë agresorët dhe fyesit publikë të gazetarëve në radhët e protestuesve...

UGSh: Denoncojmë agresorët dhe fyesit publikë të gazetarëve në radhët e protestuesve në Maliq të Korçës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin e disa protestuesve në Maliq, ndaj gazetarëve dhe sidomos përgjegjësin këtij organizimi të protestës. Në tubimin e organizuar në mjedisin para institucionit të bashkisë, ku merrnin pjesë shumë qytetarë që kundërshtojnë procesin e reformës administrative që e zhbën këtë njësi, organizatori i saj, Arjan Asimi veprimtar politik i subjektit “ Shqipëria bëhet”, në momentin kur gazetarët po intervistonin protestues të tjerë ndodh një përplasje. Sipas raportimit të kolegëve të pranishëm, Asimi ka ndërprerë intervistat duke sulmuar mediat si të shitura dhe në shërbim të pushtetit dhe ka stimuluar persona të tjerë të cilët kanë fyer dhe stigmatizuar misionin e tyre në detyrë. Kjo ka shkaktuar reagime, përplasje fizike dhe sulme verbale. UGSH mbështet reagimin e menjëhershëm të kolegëve në detyrë të cilët kanë ndërprerë intervistimet, në shenjë proteste dhe i jqnë drejtuar Komisariatit të policisë në Maliq ku kanë kërkuar marrjen e masave ndaj agresorëve dhe penguesve në detyrë ndaj tyre. UGSH bëhet solidar me reagimin e degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë qarku Korçë dhe denoncon çdo rast të kësaj natyre, të cilat në nivele qarqesh janë më të shpeshta.

Previous article
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram