Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëPalatova: BE-ja pret tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin e institucioneve

Palatova: BE-ja pret tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin e institucioneve

Palatova: BE-ja pret tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin e institucioneve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se shefja në detyrë e BE-së Eva Palatova, e ka pritur në takim lamtumirës kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE-së për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin sa më shpejt të institucioneve të Kosovës.

Palatova këto qëndrime i ka shprehur gjatë takimit lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka theksuar nevojën për avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për zhvillimin e Kosovës si një shtet shumetnik me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Palatova ka thënë gjithashtu se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram